Melissa Heller* - Seid një nënë e re në Los Angelos e urren idenë e postimit të fotografive të djalit të saj të vogël në rrjete sociale, ndërsa babai i saj Harvery, jo. Ajo shqetësohet shumë për privatësinë e djalit të saj, ndërkohë që i ati thotë se nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe.
Në kohën e teknologjisë janë përfshirë të gjithë. Të rinj e të moshuar janë gjatë gjithë kohës në rrjete sociale dhe disa prindër janë të shqetësuar për shpërndarjen e fotografive të vogëlushëve në rrjetet sociale, ndërkohë gjyshërit janë shumë krenar për nipat e tyre dhe mezi presin t’jua tregojnë miqve. Prindërit e shqetësuar dhe të moshuarit që kanë besim tek teknologjia (ata që merren gjatë gjithë kohës me rrjete sociale), ka filluar të jetë një tjetër problem i madh mes brezave.
Disa nuk i lenë prindërit që të postojnë fotografitë e fëmijëve në rrjete sociale, ndërkohë disa të tjerë përpiqen t’i edukojnë ata në lidhje me kufizimin e postimeve, duke mos përdorur hashtagun dhe mos etiketimin e njerëzve të tjerë në postimet e tyre.
Ravelle Worthington një nënë nga Los Angelo e cila është drejtoreshë e “Mommy Brain”, një komunitet në internet për nënat e reja, ka udhëzuar babain e saj të moshuar që të mos postojë foto të fëmijëve të saj, që përmbajnë informacione mbi vendndodhjen e tyre apo gjërat që ata pëlqejnë.
“Kjo është një temë e rëndësishme. Ne përpiqemi të krijojmë baza për familjen tuaj por prindërit tanë ndjehen sikur kanë bërë një gjë për të cilën janë krenar, e më keqja janë të sigurt që nuk e kanë gabim,”tha ajo.
Sigurisht, gjyshërit e sotëm nuk kanë rrjete sociale, por babai i zonjës Worthington, Lester Mohammed pranon që ka mësuar nga vajza e tij.
“Brezi i ri është gjatë gjithë kohës në Facebook dhe mund të bëjnë çfarëdo që mendojnë, përfshirë këtu edhe vjedhjen e informacioneve. Unë nuk e dija këtë rrezik,”shprehet ai.
Ndër shqetësimet e prindërve janë që identifikimi i të dhënave për fëmijët e tyre si ditëlindjet dhe vendet që ata frekuentojnë, të cilat mund të përdoren nga të huajt për qëllime të këqija. Prindërit gjithashtu shqetësohen se postimet e vjetra mund të vinin në siklet fëmijët e tyre në të ardhmen.
Të gjithë e dimë se rrjetet sociale hera- herës janë bërë të rrezikshme për privatësinë e njerëzve. Gjatë vitit të kaluar, rrjeti mediatik Bloomberg, nxori një studim të kompanisë së sigurisë kibernetike “UpGuard” që të dhënat e përdoruesve në Facebook janë të ekspozuar dhe mund të merren lehtësisht.
Zonja Heller-Seid kishte diskutime të vazhdueshme me babain e saj për sa i përket kësaj pjese dhe ai tashmë poston vetëm fotografitë e fëmijëve të motrës së saj, por kjo nuk është gjë e mirë.
Ajo tha se për babin e saj “Facebook”, është si "një lodër për të cilën ai kurrë nuk ka lexuar manualin e përdorimit dhe sigurisë”
Pas një sërë diskutimesh me babain e saj, ata vendosën se ai mund ta postonte fotografinë e djalit të saj në rrjete sociale, vetëm kur ai ishte në grup me kushërinjtë e tij dhe nuk do të etiketonte asnjë vendndodhje në postimin e tij. Pra për të gjitha fotot që ai do të kalojë, do të duhet të marri miratimin e saj.
"Nuk dua t’i heq entuziazmin fëmijës tim, por në të njëjtën kohë e urrej këtë gjë,” shprehet ajo.
Ndërkohë babi i saj u shpreh se, ai nuk do që miqtë e tij në Facebook të mendojnë se nuk shkon diçka me nipin e tij, prandaj nuk e poston në rrjete sociale. /The Wall Street Journal/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.