Media Galeri

“Një sallon nën ujë”. Nëndetësja transparente që shkon deri 1000 m thellësi

Nëse doni të zbuloni se çfarë ka nën ujë, nuk mund të ketë mënyrë më të mira sesa të ndërmerrni këtë zhytjeje të mahnitshme të re që kushton 5.5 milionë dollarë.
Ky mjet sapo është hedhur në treg nga firma inxhinierike detare Triton Submarines, e cila e përshkruan atë si “një sallon nën det”. Nëndetësja moderne përmban hapësirën më të madhe transparente dhe sferike të pasagjerëve në botë, duke u dhënë atyre që ndodhen brenda një pamje nënujore spektakolare.
Nëndetësja me emrin “Triton 3300-6”, strehon gjashtë persona në rehati ndërsa pjesa e jashtme blu e zgjedhur nga pronari i saj, duket se “zhduket” pasi hyn nën ujë. Ajo mund të zhytet deri në 1000 metra thellësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë