Para

Një puzzle financiar për rindërtimin

Kryeministri Rama ka rikonfirmuar se një pjesë e parave për rindërtimin e vendit pas tërmetit do të bëhet me fondet e buxhetit të shtetit, por pa prekur asnjë tregues që do të cenonte ekuilibrat makroekonomik.

Por kryeministri në asnjë rast nuk ka bërë të ditur se sa do të jetë shuma që buxheti i shtetit do të financojë rindërtimin.

Ai tha se rindërtimi i objekteve të banimit që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kushton më pak se 1 mld euro. Kurse dëmet në tërësi që i janë shkaktuar të gjithë sektorëve ekonomikë kushtojnë mbi 1 mld euro, megjithatë fatura totale do të publikohet në muajin shkurt përmes një raporti të ndërtuar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.

“ Kemi hartuar disa skema duke shfrytëzuar bazën solide makroekonomike të vendit. Vendi do të dalë shumë shpejt në tregjet ndërkombëtare e duhet të jetë solid. Nuk mund të cenojmë tregues që bëhen rrezik për ekuilibrin makroekonomik të vendit. Kemi menduar adresimin e një buxheti për rindërtimin nga arka e shtetit pa prekur asgjë të rëndësishme. Po punojmë intensivisht që të marrim një mbështetje domethënëse nga Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt, por ajo do të mbulojë një pjesë. Presim të kemi një volum plus. Dhe e treta po punojmë për disa iniciativa të reja, që janë në formim e sipër; iniciativa politike dhe financiare që të mbajmë zotimin tonë kohor për rindërtimin”- u shpreh Rama.

Rama deklaron financimin e rindërtimit nga buxheti i shtetit, kur vetë financat zeruan për 2020-ën shumë projekte të rëndësishme që ishin gati për tu nisur këtë vit e të tjera në vazhdim, pikërisht për pamundësi financiare duke bërë “armike” shumë ministri .

Rama deklaron financimin e rindërtimit të buxhetit të shtetit në një kohë kur vetë tatimet pranojnë dështimin me mbledhjen e të ardhurave dhe pamundësinë për të rimbursuar TVSH-në sipas planit, një tregues i rëndësishëm, të cilën institucionet ndërkombëtare e kanë adresuar për të mbarëvajtur ekonomia e vendit.

Megjithatë deri në mësimin e shifrës së ndihmës që do të japë konferenca e donatorëve, ka ende kohë për të parndoshta kryeministri Rama, do ta tërheqë dëshirën për të kontribuuar në ridnërtimin me fonde nga buxheti i shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë