Njerez

“Një problem që vetëm vajzat mund të zgjidhin, streçet”

Një letër e shkruar nga nëna e katër djemve nga Indiana, e cila është e shqetësuar së është shtuar numri i grave dhe i vajzave të reja veshin streçe, ka shkaktuar protesta.
Unë jam nëna e katër djemve dhe kam vënë re se kohor e fundit jemi të rrethuar nga një problem që mund ta zgjidhin vetëm vajzat, streçet,” shkruan Maryann Whrite, në një letër të botuar në gazetën e studentëve të universitetit Shtetëror.
Ndër të tjera zonja Whrite shkruan se i “dhembin sytë” kur shikon se sa janë shtuar këto veshje, të cilat provokojnë gjithmonë e më shumë ngacmimet e meshkujve. Ajo tregon në letrën e saj se tek sa po ndiqte një shërbim katolik së bashku me familjen e saj, kishte parë një numër të madh grash dhe vajzash që mbanin të veshur streçe.
“Më vjen turp që vajzat e reja të veshura kështu, marrin pjesë në meshë. Mendova për njerëzit e tjerë si unë dhe djemtë e rinj që nuk mund të shmangnin atë cka po shikonin. Mendova se duhet t’ju them vajzave të reja që herën tjetër, që do të shkonin në pazar të zgjedhin xhinset në vend të streçeve,” shkruante ajo në letrën e saj.

https://twitter.com/danigreen41/status/1110569904925786112

Letra e saj nxiti një reagim të menjëhershëm nga studentet, të cilat argumentuan se zgjedha e tyre për veshjet nuk duhet të gjykohet dhe ato janë të lira të veshin çfarë duan. Një grup studentesh organizuan një protestë gjatë ditës së djeshme dhe e cilësuan si “dita e krenarisë së streçeve”. Ato u shprehën se protestat u zhvilluan, në mënyrë që të inkurajojnë gratë dhe vajzat që të vishen në mënyrën që duan.
Gjithashtu, vajzat e reja u shprehën se këto protesta shërbenin për të kundërshtuar moshën e tret të cilat nuk kanë pse të gjykojnë verimet e njerëzve. Ato i konsideruan të moshuarat me këto paragjykime, si të paafta për të kontrolluar veten. Një numër i madh vajzash shpërndanë fotografi në rrjetet e tyre sociale ku mbanin të veshura streçe , si shenjë e protestës.
Ndërsa të tjerë u shprehën se letra ishte thjeshtë çështje këndvështrimi, e cila synonte nxitjen e polemikave. Në një letër tjetër e cila titullohej “Zonja, ji e denjë” studentët iu kundër përgjigjën zonjës Whrite duke i thënë se komentet e saj ishin të papërshtatshme./BBC/

https://twitter.com/anniejarr/status/1110610529016602625

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë