Njerez

Një playboy i vërtetë/ Kush janë gratë e Boris Johnson dhe 6 fëmijët e tij…Deri tani.

Tani për tani ai pranon se ka gjashtë, por a ndalon vërtet aty numërimi? Për herë të parë, Boris Johnson i vë një numër fëmijëve që ai ka.

Kur një gazetar e pyeti atë nëse kishte gjashtë fëmijë, ai u përgjigj "Po".

Madje, ai tha se ishte një baba i lumtur. Kur u pyet se si ia del në njërën anë detyrat e qeverisë në anën tjetër ato prindërore, ai u përgjigj: “Është fantastike, është shumë punë, por më pëlqen. Dhe dua që ju të dini se unë ndërroj shumë pelena”.

E fundit dhe e para

Fëmijën e fundit Boris Johnson e ka me gruan aktuale, Carrie Symonds: Wilfred Laërie Nicholas lindi prillin e kaluar dhe emri i tij i tretë është për nder të mjekut i cili disa javë më parë kishte shpëtuar jetën e kryeministrit nga Covid-19.

Carrie tani është duke pritur një tjetër fëmijë, që pritet të lindë për Krishtlindje, pasi zbuloi se më herët kishte pasur një abort spontan.

Katër trashëgimtarët e parë kanë lindur nga martesa me ish-gruan Marina Wheeler.

Të gjithë ata kanë emra të veçantë: Lara Lettice (28 vjeç), Milo Arthur, (26), Cassia Peaches (24) dhe në fund Theodore Apollo (22).

Martesa e gjatë me Marinën përfundoi kur ajo vendosi që të mos tolerojë më një tradhti tjetër, në këtë rast me Carrie, duke i treguar atij derën.

 Një fëmijë tjetër, Stephanie, lindur në 2009, është rezultat i një marrëdhënieje jashtëmartesore e tij me Helen MacIntyre, një konsulente arti.

Boris fillimisht mohoi atësinë madje shkoi në gjykatë për këtë çështje. Por në fund ai humbi.  

Pra, që kryeministri britanik ka të paktën gjashtë trashëgimtarë kjo ishte e njohur. Por është hera e parë që ai vetë e bën publike një gjë të tillë.

Sepse deri më tani Boris kishte refuzuar gjithmonë ta diskutonte çështjen. Pse? Arsyeja është e thjeshtë. Dyshohet se ai ka më shumë fëmijë gjatë jetës së tij kaotike dhe plot ngjarje të dashurisë.

Dasma "italiane"

Martesën e tij të parë Boris Johnson e kishte me Allegra Mostyn-Owen, vajzën e shkrimtares italiane  Gaia Servadio, e cila kohët e fundit ndërroi jetë: një martesë që zgjati disa vjet nga e cila nuk patën  fëmijë. Të dy u divorcuan kur Boris po e tradhtonte Allegran me Marinën, e cila ishte gjithashtu shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Vetë Marina në anën tjetër e ndjeu shpejt tradhtinë e bashkëshortit. Si drejtor i Spectator, Boris kishte një marrëdhënie të gjatë me gazetaren e tij Petronella Wyatt, e cila gjithashtu abortoi dy herë. Kur lidhja u bë publike, Boris u përpoq të mohonte gjithçka.

Një tjetër gazetare që iu nënshtrua hijeshisë së Boris ishte Anna Fazackerley. Marrëdhënia nuk u konfirmua kurrë, por fakti është se Johnson nuk vonoi shumë për ta punësuar.

Dhe së fundmi, historia e gjatë me biznesmenen amerikane Jennifer Arcuri.

Thashethemet, dhe legjendat urbane qarkullojnë për Borisin: dhe ndoshta ai vetë, duke konfirmuar numrin gjashtë, donte t'i jepte fund një thashethemi që mund të sillte surpriza të tjera në të ardhmen.

Pershtati ne Shqip; Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë