Sipas raporteve nga “New Musical Express”, një palë syze dielli të markës Oliver Goldsmith dikur të përdorura nga John Lennon dolën në ankand për mbi 130 mijë paundë - më shumë se 150 mijë euro.
Para se të vritej jashtë apartamentit të tij në New York në 1980, në 1968 ish-Beatle i kishte harruar ata në sediljen e pasme të makinës së Ringo Starr. Sot, ato syze u shitën në ankand nga Sotheby's në Londër.
Në një letër, ish-shoferi i Beatles rrëfen ngjarjen: “Unë shkova të marr Jogn, Ringo dhe George me Mercedesin dhe i çova në zyrë.
Kur John doli nga makina kuptova se ai kishte lënë syzet e diellit në sediljen e pasme dhe se kishte dalë një xham. E pyeta John nëse ai donte që unë ta riparoja. Ai më tha të mos shqetësohesha dhe se do të blinte një palë tjera. Asnjëherë nuk i kam riparuar - i mbaja ashtu siç i kishte lënë John”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.