Financa Personale

Një paketë ndihmëse për ripunësimin. Denaj shpjegon se si do të funksionojë

Qeveria është duke përgatitur një draft për të mbështetur ripunësimin pas pandemisë Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë turit në biznese në qytetin e Vlorës.

Sipas të cilës përvec ripunësimit, skema do të përfshijë edhe formalizimin e punonjësve në të zezë, të cilët nuk kanë përfituar nga asnjëra prej dy paketave ndihmëse.

Duke dhënë detaje për nismën e re të qeverisë, Denaj u shpreh se skema do të përfshijë subvencionim të pagës apo sigurimeve shoqërore për punonjësit.

Pjesë e planit të qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë, bëri me dije ministrja, do të jenë edhe skemat e granteve dhe garancive, që sipas saj do të vihen në zbatim brenda një periudhe 5-vjeçare.

Qeveria ka ndërmarrë deri më tani dy paketa financiare në ndihmë të rreth 250 mijë individëve.

Teksa pritet Plani i Rimëkëmbjes i anonçuar që në muajin maj nga Ministri për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin Arben Ahemtaj.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë