Politike

Një orë takim me Palmer, Meta: Folëm për situatën e vështirë

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer ka përfunduar takimet me liderët e politikës në Shqipëri. Pas takimeve me Ramën, Bashën dhe Kryemadhin, Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, për më shumë se 1 orë bisedoi me kreun e shtetit, Ilir Meta.

“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara, - shkruan Meta në “Facebook”. - Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”.

Ndërkohë, në një bashkëbisedim me gazetarë, Palmer shprehu domosdoshmërinë e dialogut politik mes palëve për të mos përkeqësuar edhe më tej këtë situatë.

Ai i bëri thirrje opozitës që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe konfirmoi edhe një herë se qeveria është legjitime.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2211352312244363

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë