Njerez

Një minutë heshtje për tifozin e Partizanit që vdiq pas 3 muajsh në koma

Deputeti i opozitës, Halit Valteri gjatë diskutimit në Parlament foli për rastin e trishtë të humbjes së 14-vjeçarit, Renis Muça, i njohur si tifoz i ekipit të Partizanit. Valteri u shpreh se se i ka dhënë ndihmën e parë Renis Muçës, 14-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë pavarësisht se u dërgua për kurim në Turqi. Ai propozoi një minutë heshtje në nderim të kujtimit të vogëlushit, ndërsa u shpreh se ikja e tij la pas vetëm dëshpërim.
“Pak ditë më parë një lajm i trishtë erdhi nga Turqia për Renisin 14-vjeçar që nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra nga aksidenti. I dhashë ndihmën e parë. Mbajmë një minutë heshtje. Zoti e deshi që të isha i pranishëm mbrëmjen e 17 korrikut pranë Renisit duke i dhënë ndihmën e parë e transportuar drejt spitalit nga i cili nuk arriti të dilte kurrë i gjallë. Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse e nxorën nga reaminacioni se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të. Ikja e tij na la pas vetëm dëshpërim. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre. Në këtë vend nuk të lejojnë të jesh i lumtur. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot", u shpreh Valteri.
Renis Muça ishte në koma prej disa muajsh, që në korrik, por nuk ka mundur të japë shenja jete, por ndërroi jetë pak ditë më parë. Kjo ngjarje e rëndë theu të gjitha ndasitë mes tifozëve, pasi vogëlushi Muça ishte tifoz i Partizanit.

Deputeti Halit Valteri duke folur në Parlament. Gazeta Si 28 tetor 2017

Deputeti Valteri ndërkaq i ka kushtuar edhe një status në Facebook ndarjes nga jeta të vogëlushit. “Prehu në paqe Renis, dhe më fal që nuk arrita të bëj dot asgjë për ty. I pafuqishëm përballë burokracisë që merr jetë çdo ditë. I pafuqishëm unë dhe fati yt përballë babëzisë dhe grykësisë së këtyre që u është verbuar shikimi nga milionat. Më fal o mik, o shok, o engjëll që sot ndriçon e na shikon nga atje lart sesa mëkatarë jemi. Dhe që do më përndjekë gjithë jetës si një peng dhe ndjenjë faji. Zoti të mori pranë vetes dhe nuk të la në këtë botë plot me mëkate dhe padrejtësi”, shkruan Valteri në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/halit.valteri.58/videos/541150096674688/?t=326


Për humbjen e Renisit edhe klubi i futbollit Tirana mbajti një status të veçantë, duke i shprehur ngushëllime familjes për këtë humbje. “KF Tirana i gjendet pranë familjes Muça në këto momente të dhimbshme pas ndarjen së parakohshme nga jeta të Renisit të vogël tifoz i Partizanit, që prej tre muajsh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti të pësuar. Ngushëllimet më të thella. U prehsh në paqe Renis”, thuhej në një postim të klubit Tirana.

https://www.facebook.com/kftirana.al/photos/a.1419032635019521/2401019303487511/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë