Propozim i SI

Një memorial për viktimat e Covid-19

Firma amerikano-latine "Gómez Platero" ka zbuluar një model për një monument në Uruguai për të kujtuar viktimat e koronavirusit.
Memoriali Botëror i propozuar është një skulpturë e madhe e krijuar për tu instaluar në ujë në brigjet e Uruguait.
Projektuar nga Gómez Platero, memoriali ka për qëllim t'u ofrojë vizitorëve një përvojë të mrekullueshme dhe një vend për të reflektuar dhe kujtuar viktimat e Covid-19. Nëse ndërtohet, do të jetë memoriali i parë në shkallë të gjerë që do ta bëjë këtë, sipas studios.

"Arkitektura është një mjet i fuqishëm për të transformuar botën. Është, mbi të gjitha, një realitet kolektiv dhe historik, i bërë nga fragmente të vogla që mbijetojnë me kalimin e kohës dhe bëhen kulturë."tha drejtori dhe arkitekti udhëheqës, Martín Gómez Platero.
Ai tha se duke krijuar një memorial të aftë për të aktivizuar shqisat dhe kujtimet në këtë mënyrë, ne mund t'ju kujtojmë vizitorëve tanë që ne si qenie njerëzore jemi në varësi të natyrës dhe jo anasjelltas.
Një vendkalim i gjatë për këmbësorë do të shtrihet nga ujërat në drejtim të platformës kryesore në formë unaze, e cila do të jetë 40 metra në diametër. Në qendër të skulpturës do të ketë një vrimë 10 metra të gjerë, ku shkëmbinjtë dhe uji nën të do të depërtojnë.

Sipërfaqja e saj do të ndërtohet duke përdorur beton, ndërsa pjesa e poshtme e saj do të jetë me çelik Corten, një material i qëndrueshëm i cili kërkon pak mirëmbajtje.
Hapësira ofron një strehë nga zhurma dhe pamjet çka do të lejojë që vizitorët të rrethohen nga natyra. Deri në 300 njerëz mund të mblidhen në platformë në një kohë, ndërsa ende mbajnë një distancim social nga njëri-tjetri.
Gómez Platero aktualisht është duke punuar me qeverinë uruguaiane për të zgjedhur një vend për memorialin që nuk do të ndikojë negativisht në mjedis dhe do të përfitojë nga komuniteti më i madh dhe mendohet se Memoriali Botëror do të marrë gjashtë muaj për tu ndërtuar.
Që nga fundi i vitit 2019 Covid-19 ka infektuar mbi 22 milion njerëz në të gjithë botën dhe rezultoi në mbi 777,000 vdekje. Pandemia i detyroi qytetet rreth e rrotull globit të mbyllen, duke mbyllur bizneset dhe shkollat.
Arkitektë dhe projektues të tjerë kanë propozuar gjithashtu përmendore për të përkujtuar ato që humbën jetën gjatë pandemisë së koronavirusit. Ato përfshijnë arkitektin italian Angelo Renna i cili sugjeroi mbjelljen e 35,000 pemëve në një stadium në Milano dhe Miró Rivera Architects që mendon të bëjë një strukturë në formë tasi në Detin e Vdekur të Jordanit.


Burimi:Dezeen\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë