Muzike

Një luftë për shpirtin e Amerikës: Barbra Streisand sulmon Trump

Rebecca Nicholson / The Guardian - Më 2016 –ën, Barbra Streisand shkroi një kolonë për‘Huffington Post’, në të cilën sulmonte atëherë kandidatin për president, Donald Trump.“Ai është një narcizist, i cili nuk do t’ia dikë për askënd, veç vetes”, shkruante ajo. “Një personazh fanatik dhe mizogjin pa përvoja politike dhe pa u trazuar se gënjen me zë të lartë dhe shpeshherë.”Në muajin nëntor, Streisand do të prezantojë “Wallls” (Mure), albumin e saj të parë me materiale origjinale, qysh  prej vitit 2005. “Ky koleksion këngësh reflekton atë çka më ka  kaluar në mendje kohëve të fundit dhe,  mezi po pres ta ndaj me ju”, ka shkruar ajo në Twitter.

Duke gjykuar prej këngës që prin albumin, ajo që duket se ka kaluar në mendjen e saj kohëve të fundit është pak a shumë ajo që ishte në mendjen e saj më 2016-ën.  Kënga e parë që do të dalë titullohet “Mos më gënje” dhe shënjestra duhet hapur. “Buzët të lëvizin,  por fjalët e tua humbasin rrugës”, këndon ajo. “Si të zë gjumi kur bota po digjet? Të gjithë i japim llogari dikujt”.  (Ky varg jehon nga kënga e Pink më 2006 “I dashur z. President”, e cila gjithashtu shtronte pyetjen për atëherë presidentin  George W. Bush,  sesi mund të flinte natën.)“Mos më gënje” nuk përmend emra, megjithëse Streisand i drejtohet “mbretërve dhe mbretëreshave, të pandershmëve dhe hajdutëve”, të cilët “ndërtuan kulla prej bronzi dhe ari”.

Kjo ngre një betejë interesante mes divës kundër Donald Trupm-it dhe me siguri Streisand, e cila thotë se  është “një amerikane e zjarrtë” ka zë mjaftueshëm për t’u dëgjuar. Ajo i ka thënë  Associated Press se shpresonte të ishte shumë delikate  me “Mos më gënje” , por doli shumë luftarake”, thotë ajo. “Jemi në luftë për shpirtin e Amerikës.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë