Njerez

Një kompani po i frymëzon fëmijët të jenë shkencëtarët e së ardhmes

Në selinë qendrore të Henkel në Dusseldorf, kompania e mallrave të konsumit që qëndron pas emrave të njohur si Schwarzkopf, Bloo dhe Loctite, ka një laborator që duket pak më ndryshe nga të tjerët. Tavolinat e laboratorit janë të pajisura me mjete të përmasave të fëmijëve, ka një zonë shumëngjyrëshe për të luajtur dhe dollapët kanë formë si pika uji që varen nga një tavan me re blu dhe të bardha. Është “Forscherwelt” ose "Bota e Studiuesve", një iniciativë edukative që synon të frymëzojë grupe të moshës tetë deri në 10 vjeç për t'u bërë shkencëtarë.

"Nëse doni që fëmijët të jenë të interesuar për shkencën, duhet të filloni herët”, thotë Ute Krupp, menaxherja e Henkel dhe themeluesja e Forscherwelt.

“Në adoleshencë kanë shumë gjëra në mendje ndërsa kur janë të vegjël, ato janë shumë kureshtarë dhe u pëlqen të bëjnë kërkime”, tha ajo.

Programi filloi në vitin 2011, fillimisht si program pushimesh njëjavore për fëmijët e punonjësve të Henkel. Gjatë 11 viteve të fundit, ai program është bërë më i madh se sa do e kishte imagjinuar Krupp. Më shumë se 81.000 fëmijë kanë marrë pjesë në aktivitete në të gjithë Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Europën, Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Azinë. Fëmijët mësojnë aftësi rreth testimit kritik, analizës, interpretimit të të dhënave, punës në grup, si dhe metodave shkencore. Një eksperiment duke përdorur uthull të aplikuar në lëvozhgat e vezëve, për shembull, u mëson fëmijëve për prishjen e dhëmbëve duke treguar ndikimin e aciditetit në sipërfaqet që përmbajnë kalcium.

“Reagimet nga shkollat kanë vizituar një klasë janë gjithmonë pozitive”, thotë Krupp.

Në laborator, fëmijët lejohen të kryejnë eksperimentet e tyre duke përdorur pajisjet e duhura (me mbikëqyrjen e një mësuesi).

Krupp po trajnon kolegët në të gjithë botën për të ofruar një version si laboratori i saj.

Në bashkëpunim me OJQ-të lokale, ajo shpërndan programet që ka bërë dhe ndan module për këdo që dëshiron të hapë një laborator të tillë.

Tani Krupp sapo ka rikthyer mësimet në laborator pasi qëndroi i mbyllur për shkak të Covid-19.

“Puna në distancë ishte mirë por preferoj t'i shoh fëmijët kur punojnë me ndonjë ‘shpikje’. Më pëlqen të shoh reagimet e tyre kur bëjnë diçka për herë të parë, kur dëgjojnë me vëmendje shpjegimin tim apo kur shohin dhe mësojnë gjëra të reja çdo ditë. Fëmijët e duan këtë”, thotë Krugg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë