Kuriozitete

Një kalë, një qen dhe një poni, identikë dhe shokë

Trajnerja e kuajve Greetje Arends-Hakvoort ka tre kafshë shtëpiake shumë të ngjashme, një kalë Appaloosa, një poni Shetland dhe një qen dalmat. Të gjitha këto kafshë kanë pulla të zeza mahnitëse, të cilat, pavarësisht madhësive të tyre të ndryshme, i bëjnë ato të duken pothuajse identike. Pavarësisht nga madhësia e tyre dhe ndryshimet në specie, kafshët janë shokët më të mirë dhe duan të rrijnë së bashku. Greetje, 35 vjeç, i gjen rregullisht duke vrapuar, stërvitur dhe duke u argëtuar bashkë.

Kali Appaloosa, 10 vjec , poni 6 dhe qeni 2, shpesh herë befasojnë të huajt me njollat e tyre që duken identike. Pronarja Greetje, nga Hollanda, tha se gjithmonë ka dashur një qen dalmat dhe i do kuajt me pulla, kështu që dy dëshirat e saj u bashkuan në një mënyrë të veçantë.

Njerëzit gjithmonë buzëqeshin kur i shohin të tre bashkë.

“Kanë shumë dashuri për njëri tjetrin dhe është e pamundur ti ndash. Njerëzit e pëlqejnë shumë këtë dhe duan gjithmonë të bëjnë fotografi me to.” tha Greetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë