Media Galeri

Një kafene indoneziane po gjen ditët e lavdishme falë Squid Game

Një kafene indoneziane ishte drejt mbylljes për shkak të pandemisë por më pas erdhi “epoka” Squid Game dhe çdo gjë ndryshoi.

Në kafene është rikrijuar një nga lojërat tek seriali që ka pushtuar botën dhe tani të gjithë banorët e zonës po rikthejnë ditët e mira të kafenesë.

Në një dhomë të errët me drita neoni, klientët përshëndeten nga stafi i veshur si rojet me kapuç, duke mbajtur armë lodrash dhe duke i çuar drejt fundit të dhomës ku fillon loja “drita e kuqe, drita jeshile”.

Klientët kanë shumë dëshirë të luajnë, edhe pse fituesit shkojnë në shtëpi pa asnjë çmim.

"Jo të gjitha kafenetë do të imitonin dhe do ta bënin atë si në shfaqjen e vërtetë. Unë mendoj se është unike dhe emocionuese, kështu që të gjithë mund të ndiejnë se sa e tensionuar është loja", tha studentja 16-vjeçare Jennifer Susanto.

Çdo ditë, më shumë se 200 klientë shkojnë në Cafe Strawberry, të tërhequr nga loja nga seriali i Netflix.

Loja ka ndihmuar në trefishimin e fitimeve të kafenesë në javë.

"Para kësaj, kur kishte një PPKM (Zbatimi i Kufizimeve të Aktiviteteve të Komunitetit), të ardhurat tona ranë ndjeshëm. Megjithatë, pasi kufizimet e PPKM-së u lehtësuan, shitjet tona filluan të rimëkëmben dhe të rriten pak”, tha Putra Priyadi, 39 vjeç, pronarja e kafenesë e cila shton se pasi filloi seriali, në kafene u rrit ndjeshëm numri i klientëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë