Lajme

Një hotel që mund të lëvizë si një makinë

Suite Autonome Travel (ATS) është hoteli i parë në botë që mund të revolucionarizojë mënyrën e udhëtimit.

Kjo është ideja e projektuesit nga Toronto, Steve Lee.

Lee thotë se koncepti i tij hibrid, i cili fitoi çmimin Radikal të Inovacionit të këtij viti - një konkurs dizajnimi për industrinë e mikpritjes - kombinon përvojën e tij në projektimin e hoteleve dhe arkitekturës me pasionin e tij për teknologjinë futuriste.

Ndërsa projektuesit e makinave janë përqendruar në zhvillimin e versioneve të avancuara të automjeteve konvencionale, "si arkitekt, shoh automjete vetë-ngasëse, si një dhomë hoteli,” thotë Lee.

I projektuar për të transportuar udhëtarët në udhëtime prej gjashtë deri në 10 orë, ATS është e pajisur me shumë elementë në një dhomë tradicionale hoteliere: një hapësirë gjumi, një hapësirë pune, një kuzhinë të vogël, një tualet , një dush dhe një "zonë argëtimi" për shikimin e filmave dhe lojërave.
Është i mbështjellur nga dritaret panoramike të qelqit që do të hapen dhe mbyllen me një buton.

Ofruar në një sërë madhësish, për të akomoduar udhëtarët, çiftet ose familjet, ATS do të kontrollohet nga një aplikacion.

Udhëtarët do të "zgjedhin" pikat e fillimit dhe të fundit të udhëtimeve të tyre. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë