Treg

Një gur themeli në integrimin e tregut të energjisë elektrike me Kosovën

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX nënshkroi marrëveshjen për implementimin e Platformës së Tregtimit dhe Shërbimeve për Tregun e Ditës në Avancë dhe atë Brenda të Njëjtës Ditë, e nevojshme për operimin e Tregut te Organizuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Për drejtuesit e Bursës "ky është një gur themeli i rëndesishëm për integrimin e tregut të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës".

Për këtë qëllim dhe për integrimin e mëtejshëm me tregun e bashkuar Europian të energjisë elektrike në nivel rajonal dhe atë Europian, ALPEX do të vazhdojë të punojë drejt implementimit të Modelit të Synuar Europian për Tregun e organizuar të energjisë elektrike dhe caktimin si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO).


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë