Kuriozitete

Një guidë ‘mirësjellje’ për jomuslimanët në Ramazan

Ka rreth 7.6 miliardë njerëz në botë dhe mbi 2 miliardë janë muslimanë. Shumica e tyre janë duke agjëruar nga lindja e diellit deri në perëndim të tij. Çdo ditë, për një muaj të tërë.

Është Ramazani, muaji më i shenjtë i kalendarit mysliman.

Por po nëse nuk jeni musliman, thjesht një person i kujdesshëm dhe i vëmendshëm. A ka ndonjë gjë që duhet të bëni që të mos ndiheni të pandjeshëm ndaj miqve tuaj agjërues gjatë Ramazanit?

Përgjigja është ‘jo detyrimisht’ por gjithsesi ka disa gjëra që mund të bëni për të qenë të sjellshëm me këdo rreth jush që agjëron.

1. Mund të hani para personave që agjërojnë...

Për 30 ditët e Ramazanit, muslimanët në mbarë botën do të përmbahen nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të vazhdoni vaktet si zakonisht. (Thjesht mundohuni mos të vini re reagimet pavetëdije që bëjnë personat që agjërojnë).

2. ... por përpiquni të mos planifikoni një drekë pune

Nëse duhet të organizoni me patjetër një darkë pune atëherë mund ta bëni por mos u ndjeni keq nëse personi që agjëron nuk konsumon asgjë ose nëse ai nuk pranon të vijë në atë drekë.

3. Nuk keni pse të agjëroni ...

Ju mundeni nëse doni ta bëni por nuk është agjërim për Ramazan.

4. ... por ju mund të bashkoheni për Iftar

Iftari është prishja e agjërimit pas perëndimit të diellit. Muslimanët e bëjnë atë një vakt të madh të përbashkët dhe ka gjithmonë vend për të tjerët, edhe nëse nuk agjëron.

5. Nuk keni pse të dini se kur fillon ...

Ramazani nuk është si Krishtlindjet apo Dita e Falënderimeve, pasi të gjithë e dinë saktësisht se kur janë me datë. Muaji i Ramazanit ndryshon sepse kalendari islamik është hënor. Kur fillon varet nga koha kur shihet hëna e re. Kjo është arsyeja pse datat e sakta ndryshojnë nga viti në vit.

6. ... por ju mund të jeni pak fleksibël

Mënyra se si përcaktohet se kur fillon Ramazani është padyshim e vjetër: Ju duhet ta shihni fizikisht hënën (edhe pse ka aplikacione për këtë). Kjo është arsyeja pse, nëse doni të organizoni evenimente apo udhëtime me miqtë që agjërojnë, mund të mundoheni të dini datat e Muajit të Ramazanit para se të organizoheni.

7. Muslimanët që agjërojnë ende mund të shkojnë për kafe ...

Jo, nuk mund të pinë. As ujë. Por mund të ecin me këdo që dëshiron të bëjë një pushim të shkurtër dhe mund të ulen në kafene me këdo që dëshiron të bëjë një bisedë.

8. ... por ne mund të mbajmë distancën tonë

Ka një ‘traditë’ të pashkruar për Muslimanët. Për të shmangur aromat e ushqimeve apo pijeve, ato mundohen të qëndrojnë disa hapa larg njerëzve që kanë përballë nëse ato po konsumojnë diçka.

9. Mund të thuash 'Ramadan Mubarak'...

Edhe nëse je i krishterë mund të thuash ‘Ramadan Mubarak’ (do të thotë "Gëzuar Ramazanin").

10. ... por mos thoni: 'Edhe unë duhet të agjëroj. Unë kam nevojë për të humbur peshë'

Ramazani nuk ka të bëjë me këtë. Plus, një nga efektet anësore të Ramazanit është fitimi i peshës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë