Lajme

Një grua hologram, që të shërben gjithë kohës

DailyMail - Një kompani japoneze shpreson që një prodhim i saj, një vajzë hologram, të mund të zëvendësojë bashkëshorten tuaj një ditë.

Aizuma Hikari, vajza e animuar hologram, është vetëm disa centimetra e gjatë  dhe qëndron brenda një projektori cilindrik. Kompania e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale “Gatebox” thotë se sistemi është në gjendje të komunikojë me pronarin e saj, të cilin e thërret “Imzot”, nëpërmjet altoparlantëve por edhe nëpërmjet një aplikacioni. Sipas prodhuesve, Aizuma Hikari do t’u hyjë në punë meshkujve beqarë që jetojnë vetëm. Pajisja sapo ka nisur nga prodhimi masiv dhe ka një çmim prej 1352 dollarësh. Personazhi holografik rreth 20 cm i gjatë, i flet “bashkëshortit” nga pas një cilindri plastik. Përveç çmimit fillestar kjo “grua” me inteligjencë artificiale ka nevojë që t’i paguani edhe një tarifë mujore prej 13.52 dollarësh në muaj, me qëllim që të qëndrojë gjithë kohës e përditësuar (kompania i quan këto “shpenzime jetese”).

Ajo përdor mikrofona, kamera dhe sensorë për të gjetur se sa është temperatura, me qëllim që ta këshillojë gjithnjë drejt “bashkëshortin” se si duhet të vishet përpara se të dalë nga shtëpia. Personazhi i animuar ka gjithashtu dopio mikrofonë për të zhvilluar një mini-bisedë. Mikrofonat mundësojnë që, në rastet kur ajo detekton automatikisht praninë e të zotit, të mund të nisë bisedën me të, duke i uruar për shembull mirëseardhjen në shtëpi pas pune.

Pajisja hologram ka gjithashtu altoparlantë stereo, kamera, sensorë gjurmimi, si edhe sensorë temperature, lagështie dhe drite. Ajo ka gjithashtu rrjet wireless, bluetooth dhe infrared të cilat i mundësojnë kontrollin mbi televizorin, ndriçimin e shtëpisë apo ajrin e kondicionuar.

“Hikari Azuma është një personazh sharmant. Ajo do të “rritet” për t’u bërë gruaja ideale për ju, pas përditësimeve të mëtejshme”, thonë zhvilluesit e saj në “Gatebox”. Ajo gjithashtu aftësinë të kontrollojë dritat dhe aplikime të tjera shtëpiake. Pra, jo vetëm një shoqe me të cilën mund të bisedosh, por edhe një partnere ideale për punët brenda shtëpisë.

https://www.youtube.com/watch?v=nkcKaNqfykg

Gruaja me inteligjencë artificiale u dizajnua nga Taro Minoboshi dhe ka marrë zërin e aktores japoneze Yuka Hiyamizu. Minobosho thotë se ajo është tamam si një e dashur që të dërgon mesazhe për të të uruar një ditë të mbarë...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë