Kuriozitete

Një djalë theu rekordin Guinness pasi shikoi “Avengers: Endgame” 191 herë në kinema

Një burrë nga Florida theu rekordin botëror Guinness duke parë Avengers: Endgame në kinema gati 200 herë.

Romiro Alanis tha se ishte frymëzuar për të thyer rekordin pasi mësoi se rekordi i mëparshëm për filmin “Avengers: Infinity War” ishte 103 herë.

Zyrtarët thonë se Alanis gati dyfishoi rekordin duke parë filmin 191 herë në vetëm 90 ditë.

Si pjesë e procesit të aplikimit për në Guinness, ai duhej të kishte fotografi dhe biletat.

Ai tha se pjesa më e vështirë e gjithë kësaj ishte të hiqte dorë nga jeta e tij shoqërore dhe koha me familjen e tij.\WLNS\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë