Kuriozitete

Një ditë pushim për të parë “La Casa de Papel”

Nisi sezoni i pestë i serialit më popullor të momentit “La Casa de Papel” ku miliona njerëz në të gjithë botën janë gozhduar para ekranit për ta parë.

Teksa shumë kanë pritur të mbarojnë punën, një kompani indiane u ka dhënë një ditë pushim punonjësve në mënyrë që ta shohin të qetë.

CEO i kompanisë “Velve Logic” e ka shpallur ditën e premte si dita e “Netflix and chill Holiday”.

Në një mesazh në rrjetet sociale drejtuar punonjësve të tij, CEO i Verve Logic ka shkruar se “është mirë të bësh pushim herë pas here”.

“Merrni kokoshkat dhe përgatituni t’i jepni lamtumirën profesorit dhe kastit të serialit”, shkruan ai.

Ai e përfundoi mesazhin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”

Seriali ka qenë një fenomen që në fillim kur u shfaq premierë në 2017 dhe sezoni paraardhës në 2020 është parë nga rreth 65 milionë njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë