Politike

Një ditë pas paktit, Kryemadhi: Koalicioni do të udhëheqë dekadën

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes, Monika Kryemadhi, ka komentuar se ky do të jetë koalicioni që do të udhëheqë dekadën.

“Dua të garantoj të gjithë shqiptarët se ky partneritet do të sjellë ndryshimin, se është koalicion bashkues i të gjithë shqiptarëve, e që do të udhëheqë dekadën. Shqipëria, shtëpia që fiton! Shqipëria shtëpia juaj”, shkruan Monika Kryemadhi.

Në bazë të marrëveshjes,  PD dhe LSI do të konkurrojnë në zgjedhje me dy lista (PD-AN + LSI).

Të dy partitë angazhohen se  do të respektojnë shtyllat themelore programore të të dy partive respektive në qeverisjen e ardhshme si dhe përfaqësimi në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë