Media Galeri

Një ditë para 28 Nëntorit, Monumenti i Pavarësisë vidhet përsëri për skrap

Një ditë para 28 nëntorit, pllakat metalike të Monumentit të Pavarësisë në Parkun “Rinia” janë vjedhur sërish për skrap. Akti vandal është zbuluar herët në mëngjes nga punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, të cilët duhet thënë se nuk është hera e parë që gjenden përpara një akti të tillë. Edhe herë elementët metalikë të këtij monumenti janë vjedhur për t’u zëvendësuar më pas nga Bashkia e Tiranës. Akte të tjera dëmtimi të këtij monumenti janë shënuar edhe në rastet kur hidhen mbishkrime nga ana e qytetarëve krahas atyre të firmëtarëve të Pavarësisë.
Monumenti i Pavarësisë u vendos në mes të Parkut “Rinia” me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shtetit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë