Njerez

Një dashuri si e tyre

Ish presidenti amerikan Barack Obama zgjodhi një urim shumë special për gruan e tij Michelle në ditëlindjen e saj të 55-të. Sipas psikologëve, marrëdhënia ideale përfshin pasionin, angazhimin dhe intimitetin. Pikërisht ky është rasti me martesën e Michelle dhe Barack Obamës. Dhe dedikimi i Obamas për ditëlindjen e gruas së tij është një testament për dashurinë dhe lumturinë e tyre të vërtetë.

Michelle dhe Barack Obama janë shembull i një çifti të lumtur. Ata janë të martuar që nga viti 1992. Kur u takuan së bashku Barack ishte një avokat që i’u bashkua një firme ligjore ku punonte edhe bashkëshortja e tij e ardhshme. Dhe që atëherë ata kanë kaluar shumë sfida, por asnjëherë nuk e kanë humbur njëri tjetrin.

https://www.instagram.com/p/BjHhl_lgrQN/?utm_source=ig_embed

Vetëm duke i parë ne mund të kuptojmë se sa të lumtur janë. Barack kurrë nuk humbet mundësinë për të përqafuar dhe puthur gruan e tij edhe kur është në publik. Ajo nga ana tjetër është një mbështetje e fortë për të.

Çifti gjithashtu nuk kanë nguruar të pranojnë se ata kanë pasur momente krize në jetën e tyre martesore dhe për këtë arsye i janë drejtuar zyrave për këshillimin e martesës për të zgjidhur problemet.

https://www.instagram.com/p/Br0DRSagI4G/?utm_source=ig_embed

Pak javë më parë Michelle festoi 55 vjetorin e lindjes, dhe në këtë ditë të veçantë bashkëshorti i saj Barak Obama gjeti fjalët më të ngrohta për të uruar.
Në profilin e tij në Instagram, ai postoi një foto të rinisë së tyre ndërsa e shoqëroi me një shënim shumë të veçantë. “E dija që në momentin që të pashë dhe tani jam më i bindur se kurrë, se ti je një në një milion. Gëzuar Ditëlindjen Michelle” shkroi Obama në postimin e tij.

https://www.instagram.com/p/BsvW9O-A387/

Psikologët thonë se fjalët e ëmbla të Barack Obamës dëshmojnë se, edhe pse njëri me profil të lartë dhe vëmendje të madhe të publikut asnjëherë nuk duhet të ngurosh të shprehesh ndjenjat e tuaj.

Mos nguroni të flisnin për dashurinë. Dhe edhe nëse jeni vazhdimisht jeni i zënë, gjeni kohën t'i kushtoni vëmendje partneres dhe të jeni një burrë i dashur dhe një baba i kujdesshëm.

https://www.instagram.com/p/BfLwpWoHfUo/?utm_source=ig_embed

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë