Kuriozitete

Një burrë ka më shumë gjasa ta kuptojë një grua me emoji sesa duke e parë në sy

Të kuptuarit e gjendjes emocionale të një gruaje nuk ka qenë kurrë pika e fortë e burrave. Një studim i ri ka treguar pikërisht këtë dhe thotë se aftësia e burrave për të kuptuar bashkëshorten është aq e dobët sa ka më shumë gjasa të kuptojnë me një ‘emoji’ sesa duke parë shprehjen e fytyrës.

Nëpërmjet studimit të fundit, psikologët në Universitetin e Milano-Bicocca në Itali, kërkonin të kuptonin vendin që zë teknologjia në një marrëdhënie.

Studiuesit rekrutuan 96 studentë të universitetit, meshkuj dhe femra dhe i bënë ata të hidhnin një vështrim të shkurtër për jo më shumë se dy sekonda në të njëjtën kohë në fotografitë e një burri dhe një gruaje që shfaqnin shprehje të fytyrës që varionin nga të lumtur ose të befasuar në të zemëruar dhe neverie.

Atyre iu kërkua të thonin se çfarë mendonin se tregonte çdo imazh.

Ushtrimi u përsërit më pas duke përdorur dhjetëra ‘emoji’ të ndryshëm, të tillë si një fytyrë e kuqe për të përshkruar zemërimin, ose një fytyrë e trishtuar me një pikë loti nga njëri sy që përshkruan pikëllimin.

Rezultatet, të publikuara në revistën Behavioral Science, treguan se meshkujt ishin shumë më të mirë në gjykimin e saktë të ‘emoji-ve’ sesa paraqitjet e fytyrës, veçanërisht kur bëhej fjalë për ndjenjat negative si zemërimi, trishtimi dhe neveria.

Por gratë e kishin shumë më të lehtë të vlerësonin ndjenjat e një personi nga pamja në fytyrën e tyre.

Shkencëtarët mendojnë se meshkujt preferojnë imazhet digjitale sepse janë më të qarta, duke e bërë më të lehtë për ta interpretimin e saktë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë