Kuriozitete

Një biskotë Oreo do të shitet 10 mijë dollarë

Sa para do të paguanit ju për një biskotë Oreo? Jo një pako, vetëm një biskotë. E vështirë për t’u besuar, por dikush po shet një biskotë Oreo për 10 mijë dollarë në eBay.

Arsyeja është Pokemon.

Oreo në bashkëpunim me Pokemon, krijoi në fillim të këtij muaji një sasi të kufizuar biskotash me figurat e Pokemon.

Por disa biskota janë më të rralla se të tjerat pasi kanë figura të caktuara dhe janë në sasi të reduktuar dhe për këto dikush po kërkon 10 mijë dollarë.

Në botën e Pokemon, të shohësh një Mew është pothuajse njësoj sikur të shohësh një njëbrinjësh në botën reale dhe biskota që kushton aq shumë ka figurën e një “Mew”.

Edhe pse Pokemon Oreos kanë shije si Oreot e tjera jo-Pokemon, mediat sociale kanë qenë të mbushura me komente nga njerëz që do ti blinin.

Pokemon ka kohë që ‘mburret’ me tifozët e tij. Në mes të pandemisë Covid-19, vlera e kartave Pokemon u rrit aq shumë saqë disa karta u shitën për qindra mijëra dollarë, kjo përfshinte një kartë të rrallë Charizard që arriti në 400,000 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë