Njerez

Një 8-vjeçar, lojtar profesionist i “Fortnite”

Joseph ‘Gosu’ Deen, vetëm 8 vjeç është lojtari më i ri që luan Fortnite, një lojë që luhet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Joseph u bë lojtari më i ri në botë profesionist në dhjetor, kur thuhet se nënshkroi një kontratë me Team 33 për të luajtur Fortnite. Bashkë me kontratën atij ju dha dhe një shumë prej 33.000 dollarësh dhe një laptop.

“Unë kam kërkuar shumë që të futem në një grup profesionistësh por askush nuk më mori seriozisht deri në momentin që më kontaktuan Team 33”, thotë Joseph.

Team 33, një grup nga Kalifornia e ftuan 8 vjeçarin të luante disa lojëra me to derisa të vendosnin përfundimisht të nënshkruanin me të.

Kupa Botërore Fortnite në vitin 2019 ishte hera e parë që Fortnite u bë e njohur për një audiencë të gjerë, kur adoleshenti britanik Jaden ‘Wolfiez’ Ashman fitoi pothuajse 1 milion paund dhe Kyle ‘Bugha’ Giersdorf mori çmimin kryesor prej mbi 2.2 milion. Kjo ishte një nga frymëzimet kryesore për Gosu, pasi ai thotë se “ëndrra e tij është të jetë si Bugha dhe të luajë si ai”.

Fortnite është një lojë që ka jo pak kundërshtime pikërisht për shkak të përmbajtjes pasi është një lojë “first person shooter”, me armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë