Financa Personale

Niveli më i lartë i inflacionit për 6 muajt e fundit. Rritje e çmimeve në grupin e argëtimit

Indeksi i Çmimeve të Konsumit gjatë prillit 2021 shkoi në 1.9% duke u rritur me 0.2% krahasuar me marsin e të njëjtit vit.  Në të njëjtën periudhë të vitit 2020, ICK, që mat edhe inflacionin ishte po në të njëjtin nivel.

Grupet që kanë kontribuar më së shumti në rritjen e inflacionit kryesohet nga ushqimet dhe pijet joalkoolike, ndjekur nga komunikimi dhe më  pas pijet alkoolike bashkë me duhanin.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kanë patur po ashtu edhe rritjen më të madhe të çmimit, me 4.5% në raport vjetor. Shërbimet e komunikimit janë rritur me 3.6%, alkooli dhe duhani me 1.7%. Vërehet rritje në raport vjetor në grupin e argëtimit dhe kulturës me 1.3%  dhe në grupin e hoteleve, bareve dhe kafeneve me 1%, grupe që nuk po rimëkëmbeshin që nga nisja e pandemisë dhe rezultonin vetëm me rënie.

Krahasuar me prillin e 2020-ës, nga ushqimet, grupi i zarzavateve u rrit me 10.2%.

Në raport mujor, krahasuar me marsin 2021, gjatë prillit të të njëjtit vit, ndryshimin më të madh në çmim e pati kategoria e argëtimit dhe kulturës me 2.1% rritje. Ulje pati grupi i shëndetit, 0.6% më pak se në mars 2021.

Niveli 1.9% i inflacioni është më i lartë për 6 muajt e fundit në vendit tonë pas një vitit të vështirë ekonomik. Niveli i synuar i inflacionit nga Banka e Shqipërisë është 3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë