Arsim

Niveli i vështirësisë së testit të maturës do të jetë mesatar

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka deklaruar se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie:

Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit.

Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit.

Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin

Sipas Vrapit, kjo është një skemë që çdo test i maturës shtetërore është i detyruar ta zbatojë dhe në tërësi niveli i vështirësisë së testit të maturës do të jetë mesatar.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/628915937703436/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë