Njerez

Nisma më e re në Britani: Djemtë duhet të flasin më shumë për ndjenjat dhe të luftojnë pabarazinë

Djemtë duhet të inkurajohen të injorojnë stereotipet gjinore dhe të ndajnë emocionet e tyre, sipas ekipit që qëndron pas një nisme të re në Mbretërinë e Bashkuar që synon t'i inkurajojë ata të flasin për ndjenjat e tyre dhe kundër pabarazisë.

Global Boyhood Initiative, e bashkëthemeluar nga organizata Equimundo në SHBA për barazinë gjinore dhe organizata franceze për dhunën ndaj grave, Kering, synon të nxisë meshkujt të mbrojnë edhe ato të drejtat e tyre.

Një nga autorët e raportit David Bartlett, tha se mënyra se si djemtë dhe burrat sillen bën një ndryshim të madh në jetën e vajzave dhe grave dhe individëve të të gjitha identiteteve gjinore, në të gjitha fushat e jetës së tyre.

“Nga ngacmimet seksuale dhe dhuna me bazë gjinore, te hendeku i pagave gjinore dhe prishja e marrëdhënieve, qëndrimet dhe sjellja e djemve dhe e burrave janë jashtëzakonisht me ndikim. Pra, ne duhet të rrisim një brez djemsh që janë në gjendje të ndërtojnë dhe mbajnë marrëdhënie të shëndetshme, të respektueshme dhe të kujdesshme me njerëz të të gjitha gjinive dhe të mos ndikohen nga stereotipet kufizuese gjinore”, tha Bartlett.

Raporti prej 35 faqesh pretendon se, ndërsa idetë për gjininë dhe fëmijërinë po ndryshojnë duke qenë më gjithëpërfshirëse, nocionet tradicionale të maskulinitetit si aftësia fizike, seksuale dhe intelektuale ende dominojnë.

“Dëshmitë e fundit sugjerojnë se ka një lëvizje në shkolla drejt praktikave më pak gjinore”, thuhet në raport.

Ai tha se edukimi fizik është fusha kryesore ku mund të trajtohen cështjet gjinore.

Céline Bonnaire, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit Kering, tha se për të luftuar në mënyrë efektive dhunën ndaj grave dhe vajzave, është thelbësore të trajtohet origjina e kësaj dhune.

“Ne jemi krenarë që jemi pjesë të Iniciativës Global Boyhood. Nisja e saj në Mbretërinë e Bashkuar, me kurrikulën pilot tek fëmijët shtatë deri në 11 vjeç është një mundësi për të punuar drejtpërdrejtë me brezat e rinj,  të cilët mund të formojnë një të ardhme më të barabartë gjinore”, tha Bonnaire.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë