Fundjava e parë e nëntorit ka nisur me karakteristikat e vjeshtës. Mot me vranësira dhe reshje shiu. Por të dielën shiu do të jetë i pranishëm vetëm në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit. Do të ketë edhe stuhi. Do të jetë e hëna dita kur i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu intensive më shkarkesa elektrike dhe stuhi me intensitet më të lartë veçanërisht në orët e para të mëngjesit deri në mesditë. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Në zonat malore temperaturat do të luhaten nga 7-15 gradë celsius, në zonat qendrore 12-22 dhe në bregdet nga 14-22 gradë celcius.
Moti i keq ka shkaktuar dallgë të mëdha deri në 6-7 në det të hapur edhe në Vlorë, mëngjesin e kësaj të diele. Linjat e trageteve nga Brindizi për në Vlorë janë pezulluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.