Politike

Nisin largimet në PL/ Pas përplasjeve me Metën, Braimllari jep dorëheqjen si nënkryetar, falenderon Kryemadhin  

Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të PL-së. Një ditë pas akuzave të Ilir Metës për nepotizëm dhe c’organizim brenda partisë, Braimllari, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale kujton angazhimin e tij në këtë parti që prej moshës 16-vjeçare, Braimllari thekson në letrën drejtuar Komitetit Drejtues Kombëtar, se vendimi erdhi “në kushtet e pamundësisë për të kryer funksionin e nënkryetarit të partisë” dhe për këtë arsye, ai shton se “për shkak të faktorëve të brendshëm ka vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion”.

“Po bëj unë i pari disa hapa pasë për të treguar që për mua e rëndësishme është uniteti me njeri tjetrin”, shkruan ai.

Braimllari, ndryshe nga Meta, ka bërë një vlerësim të gjatë të aksioneve politike të PL ndër vite, duke falenderuar nder radhë edhe bashkëpunimin me Monika Kryemadhin.

“Për këtë përiudhë, dua të falenderoj Monika Kryemadhin e cila në detyrën e kryetares ishte në ballë të këtij aksioni dhe pse në momentet tona më të vështira, duke i dhënë zemër dhe ritëm aksionit tonë opozitar”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë