Inter, Milan, Roma, Lazio, Juventus, Cagliari, Genoa, Udineze dhe Atalanta janë 9 klubet e Serisë A të shënjestruara nga autoritetet e kontrollit financiar në Itali, të cilat kanë nisur hetimet mbi kontratat e dhënies së biletave për ndeshjet e kampionatit italian dhe abonimet vjetore ” Këto klube nuk kanë pranuar të shlyejnë tifozët apo qytetarë të caktuar për ndeshjet e pezulluara dhe në rastet kur mbyllet stadiumi ose shtyrjes së ndeshjes.
Synimi i Autoritetit të Konkurrencës dhe Tregut është të verifikojë praninë e klauzolave që prodhojnë një çekuilibër në dëm të konsumatorit, pasi ato synojnë të përjashtojnë ose kufizojnë përgjegjësinë e klubeve. Hetimi ka ardhur pasi klubet nuk iu janë përgjigjur kërkesave të organeve hetimore italiane që në muajin maj të vitit të kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.