Ka nisur sot viti i ri shkollor 2019-2020. Rreth 24 mijë nxënës janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës. Ndërsa në sistemin 9-vjeçar janë gjithsej 272 mijë nxënës dhe në gjimnaz janë rreth 90 mijë. Në total ditën e sotme u drejtohen shkollave 386 mijë nxënës në sistemin parauniversitar.
Rrugët e Tiranës janë mbushur nga nxënës dhe prindër, të cilët shoqërojnë fëmijët e tyre për në shkollë që në orët e para të mëngjesit. Fotot e siguruara nga Gazeta Si sjellin atmosferën në disa nga shkollat e kryeqytetit.
Ndërkaq, Policia Rrugore e Tiranës është vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e trafikut. Policia ka hartuar një plan veprimi në lidhje me menaxhimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore pranë shkollave e institucioneve të tjera arsimore. Plani përfshin edhe kontrollin rigoroz të mënyrës së transportit të fëmijëve në moshë jo madhore kryesisht për ata deri në 12 vjeç, për të cilët Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë parashikon përdorimin ndenjëseve për të mitur në mjetet private me qëllim sigurimin e tyre dhe parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i ngjarjeve rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.