Nisi mbrëmë filluar festivali i 64 i Eurovizionit. Ashtu se e përcakton dhe tradita e këtij programi, evenimenti u mbaj në Tel Aviv, kryeqytetin e Izraelit, vendi i cili fitoi kompeticionin vitin e kaluar dhe në të gjitha netët do të prezantohet nga Erez Tal, Assi Azar, Lucy Ayoub dhe modelja me famë botërore Bar Rafaeli.
Gjysm finalja e parë e festivalit transmetoi performancat e vendeve të para si Australia, Islanda, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qiproja, Estonia, Republika Çeke, San Marino dhe Sllovenia e të tjera, të cilat iu përballur me votat e ndryshme të teleshikuesve europianë. Ky raund gjithashtu u cilësua si ndërprerja e ëndrrës për artistët e shteteve si Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Hungaria, Gjeorgjia, Portugalia dhe Belgjika.
Shfaqja e djeshme ishte e mbushur me performanca marramendëse, nisur nga ajo e grupit “Söngvakeppnin” të Islandës dhe deri tek kënga e këngëtari qipriot, i cili ishte i veshur në mënyrë shumë ekstravagante.
Gjithashtu edhe performanca e Australisë nga Kate Miller-Heidke me këngën “Zero Gravity” na la pa frymë. Mijëra fansa të muzikës mbushën sallën e Tel Avivit, duke mbajtur në duar flamuj të shteteve të tyre, të cilat i shoqëronin me brohoritma patriotike. Ndërkohë, rreth 200 milionë shikues ndoqën me kureshtje spektaklin.
Nata e dytë e festivalit do të zhvillohet në 16 maj, me vendet të tjera të cilat do të plotësojnë grupin, që do të shkojë në finalen e madhe. Pjesë e grupit të dytë do të jetë edhe vendi ynë, i cili përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, të cilën këngëtarja është shprehur se ia ka kushtuar më së shumti emigrantëve shqiptarë kudo nëpër botë.
Duke iu referuar edhe veshjes së saj ajo deklaroi përpara mijëra fansave se “nëse jeta është blu mund të zgjedhësh një tjetër ngjyrë nga ylberi. Ne po e shijojmë Eurovizionin, ne po e shijojmë jetën, sepse jeta është si ylber”
“Është këngë rreth emigracionit, për çdonjërin nga ne! Por nuk është personale, është globale! Mos harro veten, mos harro rrugët, familjen, identitetin! Ky është mesazhi! Jam kaq e prekur, kaq krenare, që përfaqësoj Shqipërinë në skenën e Eurovizionit,” shtoi ajo .
Maliqi do të jetë e 14-ta në radhë, që është dhe kodi i votimit për këngën shqiptare, ndërkohë që organizatorët e festivalit kanë premtuar se do të ketë edhe shumë surpriza gjatë spektaklit. Ne na mbetet vetëm të shijojmë të gjithë energjinë pozitive, që përçon ky eveniment dhe sigurisht vendimin se cila do të jetë kënga më e pëlqyer për të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.