Kuriozitete

Niset për pushime pasi “rrëmben” lotarinë fituese të klientes

Policia e Romës ka arrestuar pronarin e një dyqani cigaresh i cili mendohet se ka vjedhur një biletë lotarie fituese të një klienti dhe më pas rezervoi një fluturim jashtë vendit.

Sipas Associated Press, burri u gjet nga policia në Aeroportin Fiumicino të Romës të dielën, ndërsa po përpiqej të hipte në një fluturim për në Ishujt Kanarie. Policia ka kërkuar biletën fituese por nuk ka mundur ta gjejë.

Të premten, një grua rreth të 70-ve, kishte blerë dy bileta lotarie "gërvisht dhe fito" në dyqan dhe njëra prej tyre ishte bileta fituese me një çmim prej 500,000 eurosh.

Gruaja ia kishte dorëzuar biletën fituese njërit prej punonjësive të dyqanit, i cili më vonë ia kaloi pronarit për verifikim shtesë. Sipas burimeve, pronari nuk e ktheu biletën, por përkundrazi u arratis me motor bashkë me biletën fituese.

Gjithsesi, pasi është kontrolluar nga policia, burri u lirua sepse nuk iu gjend asnjë biletë. Ai po jep shpjegimet përkatëse për rastin në fjalë.

I kontaktuar nga “Corriere della Sera”, drejtori i lojërave numerike dhe zyrës së Lotarive në Drejtorinë e Doganave dhe Monopolit Shtetëror sqaroi se si do të përfundojë kjo histori e pabesueshme. "Standardi - shpjegoi Stefano Saracchi - thjesht parashikon që fituesi të paraqesë kuponin origjinal dhe të paprekur, në mënyrë që të marrë paratë për të cilat ka të drejtë. Në këtë rast ne kemi pezulluar pagesën e kësaj shume”.
Por çfarë do të ndodhë nëse bileta fituese e 70-vjeçares nuk gjendet? "Ka një mënyrë tjetër. Zonja mund të padisë dyqanin ku bleu lotarinë fituese. Duke bërë një ankesë ajo do të duhet të padisë pronarin e dyqanit, i cili aktualisht është pa probleme likuiditeti”. Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunës, institucionet shtetërore firmosën një dispozitë kundër pronarit “hajdut”: "Ai nuk do të jetë më në gjendje të shesë lotari “gërvisht dhe fito” ose bileta të tjera lotarie, ndërsa rrezikon të mos jetë në gjendje të shesë më as cigare".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë