Rend dhe Ligj

Anglia do kthejë 200 të dënuar shqiptarë. Nis zbatimi i marrëveshjes

Gazeta Si - Shqipëria ka nisur zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar me Britaninë e Madhe për të burgosurit shqiptarë në shtetin ishullor.

Kjo vjen pas nënshkrimit të komunikatës së përbashkët mes Kryeministrit Edi Rama dhe atij britanik Rishi Sunak në Dhjetor 2022.

Ministria e Drejtësisë bën me dije se 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej 4 vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve. 

Ministria Drejtësisë, e cila përmes ministrit Ulsi Manja udhëhoqi procesin e marrëveshjes për të burgosurit me Britaninë e Madhe, publikoi detajet e para të kësaj marrëveshje.

Në deklaratën për median, Ministria a Drejtësisë thuhet se brenda dy vitesh pritet të kthehen drejt vendit tonë 200 të burgosur.

Kështu, 200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uells që vuajnë dënime prej katër vjetësh ose më shumë do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.

Falë marrëveshjes, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.

"Ndërkohë që u japim mundësinë të dënuarve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit pranë familjeve të tyre, Shqipëria do të mund të fuqizojë edhe më tej kapacitetet e sistemit penitenciar”, - thuhet në dosjen e marrëveshjes shqiptaro-britanike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë