Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur në të gjithë vendin, me mijëra nxënës që rikthehen në bankat e shkollës dhe rreth 25 mijë fëmijë që nisin për herë të parë klasën e parë.
Viti i ri shkollor shoqërohet me një sërë masash dhe ndryshimesh në arsimin parauniversitar.
Siguria është një nga elementet më delikate të këtij viti shkollor.
Në institucionet arsimore në të gjithë vendin do të jenë 400 oficerë sigurie, të cilët do të veprojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara.
Ndërkohë, 20 shkolla në Tiranë janë përfshirë në projektin pilot “Smart City”. Në këto shkolla parashikohet përdorimi i kamerave inteligjente, si pjesë e masave për monitorimin dhe sigurinë e ambienteve shkollore.
Një nga risitë kryesore të këtij viti është zgjerimi i programit “Pas Shkolle”.
Pas fazës pilot të zhvilluar në Tiranë gjatë vitit të kaluar, programi këtë vit shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë.
Nxënësit dhe prindërit do të informohen gjatë javëve të para të vitit shkollor për mënyrën e funksionimit të programit dhe për mundësitë e përzgjedhjes së aktiviteteve. Për zhvillimin e tyre është hapur edhe thirrja për trajnerë. Në këtë proces mund të përfshihen mësues, mësues në pension, artistë, artizanë dhe profesionistë të fushave përkatëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje