Ditën e sotme janë çelur dyert e universiteteve për rreth 83 mijë studentë dhe për 10 mijë pedagogë në universitetet shqiptare.
Viti i ri akademik pritet me emocione të mëdha nga 22 mijë studentët që janë ulur për herë të parë në auditoret e universiteteve.
Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.
Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale, pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.