Media Galeri

Video/ Shemben pallatet e para të dëmtuara nga tërmeti në Krujë

Në lagjen numër 4 të qytetit të Krujës ka nisur sot shembja e pallateve që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Në këtë qytet janë dëmtuar gjithësej 39 pallate të cilësuar ta pabanueshëm nga specialistët.

Banorët e këtyre pallateve kanë përfituar që në atë kohë një bonus qeraje, ndërsa tashmë ka nisur puna për shembjen e pallateve të dëmtuar nga firma “Babasi”, që ka fituar tenderin.

Një nga pallatet e shembur në Krujë. Gazeta Si, 3 mars 2021

Pasi të përfundojë puna për shembjen e pallateve, do të pastrohet zona nga inertet dhe më pas do të nisë puna për rindërtimin e tyre. Janë lidhur tashmë kontratat për rindërtimin e këtyre pallateve dhe infrastrukturën e zonës. Është shembur ndërkohë edhe një pallat në njësinë administrative të Thumanës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë