Arsim

Nis faza e lirë dhe e fundit e regjistrimit në Universitete

Nga Gazeta Si- Maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet në dy fazat e para, kanë edhe një mundësi tjetër përmes fazës së lirë që nis sot.

Këtë herë nuk do të bëhet përzgjedhje e degëve nga portali UAlbania por maturantët do të shkojnë pranë fakulteteve ku kanë mbetur kuota të lirë. Do jenë vetë fakultetet që do të përpilojnë një listë me programet ku kanë mbetur kuota të lira dhe në bazë të tyre, do të bëhet dhe regjistrimi i maturantëve që nuk janë regjistruar dy raundet e para.

Kjo fazë do të vazhdojë deri më datë 10 tetor, por mbetet kusht që të jetë bërë aplikimi online në UAlbania gjatë raundit të parë apo të dytë.

Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin.

Regjistrimi i studentëve këtë vit u zhvillua në dy raunde. Raundi i parë u zhvillua nga data 29 gusht deri në 11 shtator, ndërsa raundi i dytë deri në 21 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë