Muzike

Nipsey Hussle, homazhe për reperin e vrarë në Los Anxheles

Artistët me famë botërore si Drake, Rihana dhe J Cole kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e një prej reperëve më të famshëm të Los Anxhelesit, Nipsey Hussle. 33-vjeçari u qëllua për vdekje jashtë dyqanit të tij të veshjeve. Këngëtari Drake e përshkruan atë si një njeri shumë të mirë që i respektonte të gjithë, ndërsa Rihana shkroi në Twitterin e saj “kjo është e pakuptimtë dhe unë jam e tronditur”.
Albumi i fundit i këngëtarit me titull “Victory Lap” ishte i nominuar si një nga albumet më të mira për muzikën rap në çmimet Grammy Awards të vitit të kaluar, i cili u konkurrua me Cardi B, Mac Miller, Pusha T dhe Trapis Scott.
Pusha T, shkroi në Instagramin e tij se, Hussle ishte një njeri i rrallë dhe që ishte shumë i lumtur dhe i nderuar, që kishin kaluar një vit së bashku duke realizuar muzikë.
Gjithashtu, edhe Drake shkroi një postim në Instagramin e tij.

“E gjithë energjia ime për të krijuar muzikë shteroi. Ne kishim biseduar sëbashku dhe këtë verë do të regjistronim një këngë këtë verë,” shkroi ai. Shumë këngëtarë të tjerë shkruan në Instagram homazhe gjithashtu.

Hussle emri i tij i vërtetë Ermias Davidson Asghedom, u rrit në jug të Los Anxhelesit dhe ishte anëtar i ish-bandës së rrugës së viteve '60 në lagjen e tij Crenshau, që prej adoleshencës. Më vonë ai u mor me muzikë.
“Unë u rrita me kulturën e bandave. Ne merreshim me vdekje dhe vrasje dhe ishte sikur të jetonim në një zonë lufte. Njerëzit në atë vend ishin bërë imunë ndaj luftës,” tha ai në një intervistë në vitin e kaluar për Los Angelos Times.

https://youtu.be/heFh5aQjwtI

Ndërsa, disa ditë para se të vdiste, kishte shkruar në Twitterin e tij, “duke pasur armiq të fortë je i bekuar”
Udhëtimi i Hussle nga rruga deri tek arti ishte e gjatë. Në muzikë ashtu si në jetë, ai theksoi rëndësinë e pavarësisë dhe parave. Për një kohë shumë të gjatë, u kujdes për albumin e tij të fundit dhe gjatë asaj kohe, hodhi poshtë varfërinë në të cilën ishte rritur, për të krijuar një perandori muzikore dhe ekonomike.

https://twitter.com/Pharrell/status/1112510612448243712

Ai u bë i famshëm në vitin 2013, kur shiti rreth 1000 kopje të albumit të tij të parë. Muzika e tij ishte shumë e dëgjuar në bregun perëndimore në lagjen ku u rrit, nga ku nisi edhe rrugëtimi i tij.
Hussle kurrë nuk e fshehu faktin se ishte për një kohë të gjatë anëtar i bandës së rrugës në vitet '60, por marrëveshjet e drogës dhe një sërë ngjarjesh të tjera famëkeqe, mbetën një e shkuar e hidhur në momentin që ai zgjodhi muzikën.

https://twitter.com/JColeNC/status/1112542714535522305

Producenti i pjesës më të madhe të këngëve të tij, Kendrick Lamar u bëri thirrje njerëzve që të shikojnë përtej ditëve që ai ka qenë anëtar i bandës, duke theksuar se Hussle ishte një njeri që ishte guxim të fliste për atë çka kishte kaluar.
“Përpara se të jem një artist jam njeri. Unë dua të ndikoj në ndryshimin që duhet të ndodhë në komunitetin ku jam rritur. Unë dua që ata të më pëlqejnë,” tha Hussle në një intervistë për Billboard vitin e kaluar. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë