Kosova

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, burri vret gruan shtatzënë para maternitetit

Gazeta Si - Një krim i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Kosovë. Një burrë ka vrarë gruan e tij shtatzënë para maternitetit në Prishtinë. Ngjarja ndodhi në maternitetin ‘Gjinekologjia Universitare e Kosovës’.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, - shkruhet në njoftimin e policisë.

Vetëm 5 ditë më parë një tjetër grua u vra nga bashkëshorti në Kosovë. Një 70-vjeçar vrau gruan e tij 63-vjeçare në banesën e tyre në Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë