Kosova

Ngjarja në veri/ Gjendet i vdekur agresori i katërt në Banjskë

Nga Gazeta 'Si' - Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën(25 shtator) se ka gjetur trupin e pajetë edhe të një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg "vendit të incidentit", një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

Lajmi u konfirmua nga prokurori Naim Abazi.

“Jemi duke bërë përpjekje ta identifikojmë atë për momentin, pasi nuk kishte dokumente identifikimi me vete”, tha Abazi.

Abazi tha se, po ashtu, është në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një automjet tjetër me armatim.

Policia e Kosovës u sulmua nga persona të maskuar në orët e hershme të së dielës pasi shkoi për t’i larguar barrikadat e vendosura në Banjskë, të cilët u strehuan në manastirin e fshatit më vonë.

Si pasojë, zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre sulmues u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë