Histori

Ngjarja klimaterike 200 milionë vjet më parë që solli dinosurët në Tokë

Shkencëtarët pretendojnë se një ngjarje e zhdukjes masive e shkaktuar nga një ndryshim i papritur i klimës më shumë se 200 milionë vjet më parë riformoi jetën në Tokë dhe e çoi atë në epokën e dinosaurëve.
Një ekip ndërkombëtar rishikoi provat gjeologjike dhe të dhënat fosile dhe zbuloi se shpërthime të mëdha vullkanike në vendin që tani quhet Kanadaja perëndimore, përkuan me një humbje globale të bimëve dhe kafshëve. Por ndërsa kriza 233 milion vjet më parë zhduki segmente të mëdha të jetës, ajo krijoi bazën për dinosaurët dhe për disa nga gjitarët e tjerë si krokodilët dhe breshkat e mëdha për të zgjeruar territorin e tyre.
"Ishte qartë një zhdukje masive që ne tani e quajmë episodi “Carnian Pluvial”, i cili ishte pak i fshehur dhe mistik," tha Mike Benton, një paleontolog në Universitetin e Bristolit.
Jacopo Dal Corso, i cili punoi në projekt në universitetin Leeds, tha se nënshkrimet gjeokimike nga koha në shpërthimet masive vullkanike lëshuan sasi të mëdha të gazit serë në ajër. Këto patën ndikim të madh në në ngrohjen globale. Dal Corso gjurmoi përsëri të dhëna në provincën Ërangellia të Kanadasë perëndimore, ku shpërthimet Triasike nxorën bazaltin vullkanik që tani formon pjesën më të madhe të bregdetit perëndimor të Amerikës së Veriut.
Klima e ngrohtë dhe reshjet e mëdha të shiut që solli, mund të kenë ndihmuar jetën në fillim. Por kushtet u bënë ekstreme dhe u pasuan nga një periudhë e gjatë thatësire. Bimësia e harlisur, të tilla si fieri, u shkatërruan dhe u zëvendësua nga halorë të tjerë.

Sipas tyre është e paqartë pse dinosaurët lulëzuan pas krizës, por të dhënat për fosilet tregojnë se shumë specie u përhapën në territore të reja. Një valë tjetër e kafshëve barngrënëse, të tilla si Plateosaurus 4 tonësh, gjetën terrene të më të reja në vende që sot janë Gjermania, Amerika e Jugut dhe Afrika e Jugut. Disa nga krijesat më të vjetra si krokodili filluan të shkojnë edhe më larg, pasi mbetjet e tyre janë gjetur në Argjentinë, Brazil, Amerikën e Veriut dhe Indi. Dëshmi të ngjashme u gjetën për zvarranikët me kokë sqepi dhe breshkat e hershme, sipas studiuesve, të cilët morën fonde nga Instituti Hanse-Ëissenschaftskolleg për Studim Paraprak në Gjermani.
Zhdukja masive, goditi fort oqeanet, duke zhdukur një të tretën e jetës detare. Shkatërrimi hapi rrugën për shkëmbinj nënujorë koralorë dhe grupe planktonësh ndërsa jeta në Tokë u vendos përsëri.
Steve Brusatte, një paleontolog në universitetin e Edinburgut i cili nuk ishte i përfshirë në këtë studim, tha se kishte prova në rritje për "një vërshim të madh të ndryshimeve mjedisore dhe klimatike" rreth 233 milion vjet më parë, të cilat i paraprinë shfaqjes së dinosaurëve dhe fosileve. Ai tha se ishte "joshëse dhe emocionuese" të lidhësh ngjarjet, por që ekspertët ende nuk kishin informacion të plotë.
“Ende nuk i dihet se cfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe ndryshimet klimaterike që sollën krijimin e dinosaurve mund të ndodhin përsëri. E vetmja gjë që na mbetet të shohim është se çfare do të na sjellin vitet e ardhshme. Autorët e kanë përcaktuar këtë gjë si një nga ngjarjet më të mëdha mjedisore,” shtoi Brusatte.
Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë