Politike

Ngërçi në Kuvend/ Meidani: Të tërhiqet më i forti, kufizimin e komisioneve hetimore nuk e shikoj pozitive

Ish Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, nuk iu shmang një qëndrimi  për agresivitetin e politikës sot e dhënies së formulës së zgjidhjes. I pyetur nga TCH, se si e sheh situatën aktuale në Parlament dhe kush mendon se duhet të tërhiqet, ai u përgjigj:

“Normalisht duhet të tërhiqet më i forti, domethënë pjesa e qeverisë. Besoj do të reflektojnë sepse kështu nuk mund të vazhdohet. Në të gjitha rastet kur ka konflikt, ai që është i forti bën lëshimre. Kështu kemi vepruar edhe ne. Për të gjetur zgjidhje i takon atij që ka mundësitë më të mëdha, pushtetin në dorë.

Sipas tij, socialistët nuk duhet të pengojnë krijimin e komisioneve, në këtë rast atyre hetimore.

“Ndryshimet e fundit në rregulloren e parlamentit unë nuk i quaj normale. Komisionet parlamentare japin frymëmarrje demokratike jo vetëm Parlamentit, por edhe shoqërisë, e kufizimin e tyre nuk e quaj element pozitiv”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë