Treg

‘Ngecin’ yield-et e Bonove. Rritet interesi nga investitorët

Nga Gazeta ‘SI’ - Yield-et e Bonove 12 mujore të thesarit kanë ‘ngecur’ në të njëjtin nivel prej dy muajsh. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, yield-i i bonove rezultoi 3.15%, njëjtë sa në muajin gusht.

Këtë herë investitorët ishin më të interesuar, duke kërkuar 11 mld nga 7.2 mld lekë të shpallura.

Gjatë këtij viti, kurba e yield-eve për Bonot ka qenë rënëse, njësoj edhe për interesin e investitorëve, duke treguar kështu pritshmëri për një stabilizim të situatës me inflacionin dhe normat e interesit.

Por, stanjacionin i yield-it, për ekspertët tregon pasiguri që zakonisht vjen pas një periudhe rritje. Kështu investitorët presin rënie të ekonomisë dhe zgjedhin të investojnë në yielde ‘të sigurta’.

Bonot janë kthyer një formë investimi tërheqëse vitin e fundit, duke i bërë qytetarët e thjeshtë mbajtësit kryesor të borxhit të brendshëm afatshkurtër të qeverisë. Vjet, e njëjta periudhë pati një rritje të fortë të investimeve në tituj nga individët, si nga yield-et e larta, por edhe nga fushata e qeverisë për të orientuar qytetarët drejt këtij lloj investimi.

Yield-i i titujve një vit më parë arriti normën 7%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë