Treg

Bie interesi për obligacionet 15-vjeçare të borxhit të qeverisë

Nga Gazeta ‘SI’ - Qeveria ka rikthyer përsëri titujt 15-vjeçar të borxhit, por këtë herë ankandi ka rezultuar më i 'suksesshëm'.

Ndonëse kuponi mesatar i obligacionit nuk ka ndryshuar nga ankandi paraardhës, 6.8% interesi ka rezultuar më i lartë se ai i shkuar. Gjithsesi as këtë herë kërkesa e investitorëve nuk e kaloi shumën e shpallur nga ministria e Financave, 1.1 mld lekë.

Në ankandin e shtatorit, shuma e shpallur për obligacionet 15-vjeçare ishte 1.5 mld, u kërkuan 780 mln dhe u pranuan vetëm 580 mln.

Interesat e larta për këto tituj sollën fillimisht reagim pozitiv të tregut, por pasiguria dhe rënie e dukshme e kuponit për kthimin në afatgjatë duket se i ka tërhequr investitorët. Zgjatja e periudhës së maturimit të borxhit duket se është një ndër qëllimet e qeverisë, lidhur kjo me rrezikun e financimit dhe rekomandimeve të bëra nga autoritetet ndërkombëtare.

Edhe titujt e tjerë të borxhit, si obligacionet afatshkurtra dhe bonot, po shikojnë një rënie të yield-eve, por edhe të interesimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë