Politike

Nga vota e emigrantëve tek ndryshimi i ligjit për dekriminalizimin, zbardhen propozimet e PS për zgjedhjet

Nga Gazeta Si - Në prag të përfundimit të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Partia Socialiste ka zbardhur propozimet për Kodin e Ri Zgjedhor. Dhe ato nuk ngjasojmë me kërkesat kryesore të propozuara nga Lulzim Basha, përjashto një zgjidhje që japin për votën e emigrantëve.  

PS propozon që KZAZ të përbëhen nga 5 anëtarë, të përzgjedhur nga KQZ dhe 4 monitorues politik pa të drejtë vendimmarrje.

KQV (qendrat e votimit) të përbëhen nga 3 anëtarë (nga administrata shtetërore) të emëruar nga KQZ  dhe 4 monitorues politik pa të drejtë vendimmarrje.

Ndërsa sa i përket qendrave të numërimit, mazhoranca në draftin e tyre propozon që të përbëhen 2 anëtarë dhe 4 monitorues.

Ndalur te KQV dhe KZAZ, sipas socialistëve monitoruesit politik duhet të nënshkruajnë procesverbalin e hapjes dhe mbylljes së votimit duke certifikuar ose kontestuar procesin nëpërmjet vërejtjeve  në procesverbaleve.

Një pikë e rëndësishme e propozimeve të tyre është dhe ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit.

Ato kërkojnë që të shfuqizojnë nenet që nuk lejojnë të kandidojnë personat që nuk kanë një vendim të formës së prerë.

PS propozon gjithashtu që të mos jetë 4 muaj, por 30 ditë periudha e ndalimit të çdo veprimtarie publike, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Pjesë e propozimit është edhe vota e emigrantëve.

“...Kodi Zgjedhor të përcaktojë kohën se kur KQZ fillon procedurën e regjistrimit të shtetasve me banim jashtë vendit dhe që kanë shprehur vullnetin për të votuar në zgjedhjet parlamentare.(psh jo më vonë se 90 ditë nga dita e zgjedhjeve) Vota e shtetasve me banim jashtë vendit do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

“Me postë, të shpërndahet në qarqet ku kanë pasur vendbanimin”. Sipas propozimit, numërimi i votave të emigranteve  të bëhet në KQZ.

45 ditë para ditë së Zgjedhjeve, Drejtoria e Gjendjes civile heq nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, ata votues që janë regjistruar për të votuar jashtë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë