Një vendim i miratuar i Këshillit të Ministrave 24 dhjetorin e kaluar ka për qëllim të vendosë tarifa për përdorimin e zonave të mbrojtura në vend. Sipas këtij vendimi paratë e fituara nga aktivitetet turistike apo shkencore, do të derdhen në arkën e shtetit.
Tarifat nisin nga 50 lekë në ditë për këmbësorët ose për vizitorët me biçikleta, 150 lekë për vizitorët me makina dhe 500 lekë për autobuzët.
Tarifat janë edhe për cadrat e kampingut që do të ndahen në zona të posaçme.
Çadra kampingu deri në 3 veta 150 lekë në ditë për çadër. Çadra kampingu mbi 4 veta 300 lekë në ditë për cadër. Ruleta 500 lekë në ditë. Baraka druri 1 000 lekë në ditë për barakë.
Cmimet më të larta do të jenë të filmimeve apo fotografive të ZMM-së, përvec reportazheve gazetareske.
Cmimet vijojnë si:
Xhirimet e planifikuara për kinematë, 100 000 lekë për çdo minutë deri në 20 minuta dhe 40 000 lekë për çdo minutë të njëpasnjëshme.
Produktet televizive, multimediale ose videoklipe, 80 000 lekë për çdo minutë regjistrimi deri në 10 minuta dhe 40 000 lekë për çdo minute të mëvonshme.
Prodhimin e spoteve reklamuese, 40 000 lekë për çdo sekondë të kohëzgjatjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.