Lajme

Nga prostitucioni te vjedhjet, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili dyshohet si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave dhe ishte i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet L. Ç., 39 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.

Siç njofton policia, 39-vjeçari është autor i dy rasteve të vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1 si dhe raste të mëparshme të vjedhjes së biçikletave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tri biçikleta të vjedhura, praktika noteriale për shitjen e biçikletave të vjedhura; pajisje të përdorura për realizimin e vjedhjeve, si dhe pjesë biçikletash të vjedhura.

Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë